Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tsipras e Rama flasin në telefon për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

ATSH raporton se gjatë kësaj bisede, të dy kryeministrat diskutuan për reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Ata diskutuan gjithashtu rreth zhvillimeve rajonale dhe marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.