Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tryezë e LAA-së rreth bllokadës politike

Në orën 11 është paraparë fillimi i tryezës politike të organizuar nga LAA lidhur me situatën e krijuar pas bllokadës së formimit të institucioneve nga PAN-i.

Në këtë mbledhje pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e grupeve parlamentare, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe akademia.

Temë e diskutimit është “implikimet ekonomike dhe sociale të vonesës së themelimit të institucioneve”. Për këtë pikë do të referojnë përfaqësuesit e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila e Alternativës dhe Hikmete Bajrami, deputete e LDK-së.

Në këtë mbledhje nuk janë ftuar përfaqësuesit e koalicionit PAN.

Image