Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar të premten kontribuuesit që kanë aplikuar prej datës 11 e deri më 17 dhjetor për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti, bazuar në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, se ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet më 23 dhjetor.
Në njoftimin e Trustit në Facebook s’janë bërë të ditura detaje të tjera, por llogaritë e kontribuuesve tashmë kanë nisur të zbrazen me shifrat të cilat ata kanë aplikuar për tërheqje.
Në këtë postim ka pasur shumë ankesa të qytetarëve të cilët deklaronin se shuma e tërhequr nga Trusti nuk është identike me atë që ishte paraqitur në momentin e aplikimit. Për këtë Trusti ka kërkuar që qytetarët që të presin ekzekutimin e pagesës në banka që të kontrollohet gjendja e bilancit dhe shumës përfundimtare në bankë.
Me Ligjin për rimëkëmbje, kontribuuesit që kanë më pak se 10 mijë euro në Trust në kohën e aplikimit, do të rimbursohen pas disa vitesh.
-
Nis rimbursimi për 10-përqindëshin e tërhequr nga TRUST-i
-
Afro 200 milionë euro u tërhoqën nga 10-përqindëshi
-
Mbi 413.000 qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti
-
Trusti sot fillon ekzekutimin e pagesave të 10 përqindëshit për ata që kanë aplikuar më 11 dhjetor
-
Më shumë se gjysma e kontribuuesve kanë aplikuar për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti