Saktësisht 344 mijë e 328 persona kanë aplikuar për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale, është bërë e ditur përmes një njoftimi të Trustit të mërkurën. Kjo nënkupton që për pesë ditët e para kanë aplikuar 53.4 për qind e qytetarëve që kanë kursime në Trust.
Më së shumti qytetarë që kanë aplikuar për tërheqjen nga Trusti janë ata që mund të tërheqin mes 200 dhe 500 euro. Pasojnë ata që mund të tërheqin nga 500 deri 1000 euro dhe ata nga 100 deri në 200 euro.
8193 persona kanë aplikuar deri tash për të tërhequr deri në 10 euro.
Në total, nga 344 mijë e 328 persona, 153 mijë prej tyre kanë aplikuar për tërheqjen e më pak se 200 eurove.
Të drejtën për të tërhequr 10-përqindëshin, bazuar në Ligjin për Rimëkëmbjen, mund ta shfrytëzojnë 644 mijë e 582 persona. Vetëm ata që kanë më pak se 10 mijë euro në Trust do të rimbursohen nga shteti.
Uebfaqja për aplikim u hap të premten.

-
Mbi 424 mijë persona tërhoqën gati 200 milionë euro nga Trusti
-
Mbi 413.000 qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti
-
184 milionë euro, vlera e ndarë për 400 mijë aplikuesit e 10-përqindëshit në Trust
-
Për dy ditë mbi 270.000 persona kanë aplikuar në Trust për tërheqjen e 10-përqindëshit
-
Nis rimbursimi për 10-përqindëshin e tërhequr nga TRUST-i