Afati për aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit është deri më 6 prill të këtij viti.
Zëdhënësi në Trustin e Kursimeve Pensionale, Jeton Demi, ka deklaruar se aplikimet për tërheqje janë duke vazhduar. Ai ka njoftuar se deri tani, rreth 413.000 kontributdhënës kanë tërhequr 10%, ndërsa shifrat totale të tërheqjes deri tani janë mbi 191.000.000 euro.
“Mbi 10.000 qytetarë kanë fituar 10 euro nga Trusti, 58.000 nga 50 euro dhe 122 mijë me nga 100 euro”, ka njoftuar Demi në emisionin SOT.
Ai ka deklaruar se në bazë të llogaritjeve, gjatë ditës janë duke aplikuar qindra qytetarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Më shumë se gjysma e kontribuuesve kanë aplikuar për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti
-
Mbi 424 mijë persona tërhoqën gati 200 milionë euro nga Trusti
-
Afro 200 milionë euro u tërhoqën nga 10-përqindëshi
-
Trusti u kërkon numrin personal të Kosovës shtetasve të huaj, për tërheqjen e 10 për qindëshit
-
184 milionë euro, vlera e ndarë për 400 mijë aplikuesit e 10-përqindëshit në Trust