Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka caktuar John Ratcliffen si drejtorin e ri të CIA-s, njeriun që njihet për mbështetjen e madhe që i ka dhënë çështjes së Kosovës.
Ratcliffe shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare në muajt e fundit të mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke udhëhequr agjencitë amerikane të spiunazhit gjatë pandemisë COVID-19 teksa Qeveria e SHBA-së luftonte “shërbimet e huaja” që po ndërhynin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Zgjedhjen e tij tani duhet ta konfirmojë Senati – që gjithashtu kontrollohet nga republikanët.
KOHA në vitin 2019 pati shkruar për lidhjet e forta të Ratcliffes me komunitetin shqiptar në SHBA dhe mbështetjen që i ka dhënë Pavarësisë së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan.
Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim – i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.
Drejtori që pritet ta udhëheqë shërbimin e inteligjencës amerikane gjithashtu ka pasur takime me zyrtarë nga Kosova.
-
Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
-
CIA e konfirmon ndaljen e mbështetjes së inteligjencës amerikane për Ukrainën
-
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
-
I kërkohet reflektim Kosovës, pas mbështetjes së re amerikane
-
Trump përsërit se e ndali luftën mes vendeve në të cilat nuk caktoi ambasadorë