Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri zëvendësministre të shkarkuara në Qeverinë e Shqipërisë

Janë shkarkuar nga detyra këtë mërkurë tre zëvendësministre të qeverisë.

Nuk do të jetë më zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Dorina Çinari.

Po ashtu janë shkarkuar edhe Rovena Voda si zëvnedësministre e Brendshme si dhe Fjoralba Caka, zëvendësministre e Drejtësisë.

Vendimet e firmosura nga zv/kryeministri Erion Braçe hyjnë në fuqi menjëherë.