Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e Grupit të Partisë Socialiste ka njoftuar për shtatë ndryshime në qeveri.
Ndër ndryshimet e bërë është emërimi i ministres Albana Koçiu si zv.kryeministre pas shkarkimit të Belinda Ballukut. Po ashtu edhe Elisa Spiropali është larguar nga posti i ministres së Jashtme, vetëm një ditë pas qëndrimit në Kosovë. Në vend të saj është emëruar Ferit Hoxha.
Në këtë ristrukturim:
Albana Koçiu emërohet zëvendëskryeministre.
Besfort Lamallari merr postin e ministrit të Brendshëm.
Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm.
Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
Edhe
Rama zbulon emrat e kabinetit të ri qeveritar
Erjona Ismaili emërohet ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Toni Gogu do të drejtojë ministrinë e Drejtësisë.
Ermal Nufi merr postin e ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes.