Tri raste me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të martën.
Ky është numri më i vogël i rasteve pozitive brenda një dite, të paktën në 15 muajt e fundit.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për asnjë të vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 224.295.
Në total, numri i rasteve aktive është 447.