Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, kanë bërë përurimin e tri projekteve të financuara nga BE-ja në këtë komunë, raporton KTV.
Për ndërtimin e stacionit të autobusëve si dhe renovimin e Qendrës Shëndetësore dhe parkut “Mitrovica e Gjelbër”, BE-ja ka shpenzuar 1.2 milion euro.
Shefja e BE-së në Kosovë ka thënë të ndjehet e lumtur që është dëshmitare e këtyre projekteve.
Ndërsa Rakiq ka thënë se është i përkushtuar ndaj përgjegjësive që qytetarët ia kanë dhënë. Apostolova ka thënë se është e lumtur që fondet e BE-së përmirësojnë kushtet e jetës së qytetarëve në Kosovë.
Deri më tash, në komunën veriore të Mitrovicës, janë zhvilluar 18 projekte në vlerë prej më shumë se 10 milionë euro.
-
Apostolova: Kemi investuar 40 milionë euro në projekte për Kosovën, do vazhdojmë mbështetjen
-
Rakiq nuk dëshiron të bëhet “pjesëmarrës në hapat e gabuar të Apostolovës”
-
Apostolova: Vendimi për anulimin e projekteve në veri nuk ishte i lehtë
-
Apostolova njofton se BE-ja u detyrua të ndalë ndihmën 7.8 milionëshe për Mitrovicën e veriut
-
BE-ja kërkon koordinim dhe dialog me të gjitha komunitetet rreth urave në Mitrovicë