Trepça dhe hidrocentrali i Ujmanit janë me rëndësi strategjike për ekzistimin dhe të ardhmen e popullit serb në Kosovë, thotë kryetari komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, transmeton Koha.net.
Ai është i bindur se Serbia do t’ia dalë t’i ruajë ato si pasuri të veta.
“Kombinati Trepça si dhe hidrocentrali i Ujmanit ka rëndësi shumë të madhe ekonomike për serbët në Kosovë, sepse nga to jetojnë rreth 2.500 familje. Ndërsa për Prishtinën, Trepça është, para së gjithash, përpjekje për ta realizuar qëllimin politik – që veriu i Kosovës të integrohet në sistemin e saj dhe ta marrë kontrollin ndaj këtij territori”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kombinatit Jovan Dimkiq.
Trepça veri, konsideron ai, përcjell tanjug, është subjekti ekonomik më madh dhe më i rëndësishëm në veri të Kosovës dhe më gjerë në të cilin janë të punësuar serbët.
-
Rrënohen 11 vila në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman
-
SHBA-ja hyn në sektorin energjetik të Serbisë përmes hidrocentralit “Gjerdap 3”
-
Serbia ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës
-
Kryetarët në largim shprehin drojë për tentim rikthimin në gjendjen e mëparshme në veri
-
Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet lokale rrit rrezikun për tentim-zhbërjen e punëve të kryera në veri