Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tregtia midis Kosovës e Shqipërisë shënon rritje, mundësi për thellimin e saj

​Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozin.

Sipas doganës, gjatë takimit u diskutuan raportet tregtare në mes të dy vendeve tona, me theks të veçante progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve tona tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me 7%, derisa Shqipëria me rreth 20 %. Ky lloj bashkëpunimi duhet gjithsesi të thellohet ashtu që të vazhdojë kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit në mes të dy vendeve tona, ishte konkludimi i takimit të sotëm”, thuhet në komunikatë./KsP.