Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Tri raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Nga testimi i 2615 mostrave, 245 kanë rezultuar pozitive.

Tri rastet e vdekjes janë nga Mitrovica, Podujeva dhe Suhareka.

Numri total i rasteve pozitive është 60.745. 1506 persona kanë humbur betejën me virusin. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 189 pacientë. Janë 6429 raste aktive në vend.

Prishtina vazhdon t’i prijë rasteve të reja ditore.

Artikuj të ngjashëm