Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të vdekur nga COVID-19 në Kosovë të hënën

Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë të hënën, derisa nga 1.442 testime, janë regjistruar 23 raste pozitive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 591 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 153.349.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 159.893 persona, derisa kanë vdekur 2.939. Deri më tani janë kryer 1.187.970 testime.