Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të vdekur e 257 raste të reja me COVID-19 të mërkurën

Tre persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor të së mërkurës. Sipas njoftimit, nga testimi i 2840 mostrave 257 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në periudhën e njëjtë janë shëruar 593 persona, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 3057.

Vetëm 1005 doza janë administruar gjatë ditës së djeshme.

Numri i qytetarëve që i kanë marrë nga tri doza tashmë ka shkuar në 96 mijë e 643. Të vaksinuar me nga dy doza janë mbi 814 mijë, ndërsa nga një dozë e kanë marrë rreth 85 mijë qytetarë.