Dy persona kanë humbur betejën me COVID-19, sipas raportit ditor të së mërkurës së Ministrisë së Shëndetësisë. Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 1793 raste të reja pozitive.
Të dhënat kanë dalë nga testimi i 4513 mostrave. Në të njëjtën periudhë janë shëruar 174 perosna, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 8 mijë e 35.
Sipas raportit të së mërkurës, në vend për 24 orë janë administruar 263 doza të vaksinës anti-COVID. Me dozë të katërt deri tash janë vaksinuar vetëm 852 persona, ndërkaq me nga tri doza janë vaksinuar mbi 104 mijë qytetarë. Mbi 800 mijë qytetarë i kanë marrë të paktën dy doza.
Artikuj të ngjashëm