Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre qytetarë të Vushtrrisë shërohen nga koronavirusi

Foto: Reuters

Tre banorë të fshatit Studime e Ulët në Vushtrri janë shëruar nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se aktualisht në Vushtrri janë 17 qytetarë të infektuar me koronavirus.

“Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë. Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH. Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar ai.