Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre muaj pastrim, Kosova prapë e papastër

Që nga 15 shtatori e deri me 15 dhjetor thuajse çdo ditë janë organizuar aksione për pastrimin e Kosovës, megjithatë vendi ende vazhdon të jetë i papastër.

Këtë e pranojnë edhe vet ata që kanë qenë pjesë e Task Forcës që është formuar për ta pastruar Kosovën, por se thonë se të paktën është bërë një vetëdijesim i popullatës për rëndësinë e të pasurit një ambient të pastër.

Me qëllim të pastrimit të Kosovës Qeveria ka ndarë edhe buxhet prej 815 mijë eurove, në mënyrë që të realizohet në përpikëri plani operativ që ishte caktuar nga task Forca.

Gjatë kësaj periudhe tre mujore janë pastruar 893 deponi ilegale me mbeturina gjithandej Kosovës.

Pjesë e Task Forcës ka qenë edhe organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova”, ku drejtori ekzekutiv i kësaj organizate Luan Hasanaj, për KosovaPress ka thënë se pas këtij aksioni Kosova është shumë më e pastër.

Edhe Qeveria në detyrë synon ta pastrojë Kosovën me 1 milion euro LAJMET E MBRËMJES 2 muaj më parë Qeveria në detyrë synon ta pastrojë Kosovën me 1 milion euro

Hasanaj thotë se gjatë këtij aksioni është vërejtur një vetëdijesim më i madh i qytetarëve, një vetëdijesim i tillë që sipas tij është parë edhe tek institucionet e vendit.

“Kosova është shumë më e pastër, kemi 893 lokacione që ne i dimë më pak të pastruara, por ajo çfarë kemi është një vullnet politik i rritur dhe një angazhim shtesë i të gjitha institucioneve. Mos të harroj t’i përmend që janë 1.2 milionë euro të cilat Ministria e Mjedisit do t’i shpërndajë për 5 komunat të cilat kanë qenë më të suksesshme në këtë fushatë. Pra, Kosova po e them prapë është shumë më e pastër, sigurisht që nuk është pastruar në tërësi sepse mbetjet apo bërlloku është një diçka produkt i konsumit të përditshëm, nevojitet akoma të ndikojmë në përmirësimin e punës së atyre që çdo ditë e pastrojnë Kosovën, që janë ndërmarrjet e pastrimit. Pra, ato nuk është që janë në nivelin më të mirë, ka nevojë të investohet në to. Ne kemi thënë se Kosova do të pastrohet atëherë kur pagat e punëtorëve të ndërmarrjeve të pastrimit do t ë dyfishohen, atëherë kur punëtorët e ndërmarrjeve të pastrimit do të kenë paga të dinjitetshme”, ka thënë ai.

Gjatë këtij aksioni vetëm hapësira rreth stadiumit të Prishtinës “Fadil Vokrri” është pastruar tri herë. Njëjtë ka ndodhur edhe me kampusin universitar.

E problematikë kryesore po del të jetë pikërisht ky fakt, pasiqë hapësirat që janë pastruar kanë filluar prapë të bëhen deponi.

“Sfida më e madhe e krejt kësaj fushate është pikërisht kjo, pra cilat do të jenë mekanizmat që do të përdoren që hapësirat e pastruara të ruhen. Pra, këto 893 lokacione për të cilat po flasim cilat masa do t’i ndërmarrin komunat, inspektorët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit për t’i ruajtur. Ne atë po e bëjmë në fakt, organizata është e fokusuar në monitorimin e ruajtjes së këtyre lokacioneve, çka po bëjmë ne, po kontaktojmë çdo ditë thuajse me inspektorët, me komunat që të kërkojmë prej tyre të jenë më efikas, t’i gjobitin ata që potencialisht mund të jenë ndotës që dihet kush janë një far komuniteti po i themi i ndërtuesve. Po edhe i atyre që punojnë si taksi të cilët të gjithë ata që punojnë me mbetje ndërtimore i marrin ato mbetje dhe nuk i dërgojnë në lokacionet e parapara për t’i deponuar, por i hedhin në rrugë dhe ai komunitet njihet pa k a shumë, qoftë prej neve, qoftë edhe prej vet institucioneve. Prandaj, ne kemi kërkuar që institucionet duhet të jenë më efikase dhe t’i gjobisin ata të cilët e shkelin ligjin”, është shprehur ai.

Edhe Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në hetimin për pastrim parash nga trafikimi i drogës Kronikë 2 j. më parë Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në hetimin për pastrim parash nga trafikimi i drogës

Task Forcën për pastrimin e Kosovës e ka udhëhequr Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku ministri Fatmir Matoshi, këtë fushatë e quan të suksesshme. Megjithatë, thotë se Kosova ende është e papastër.

I pari i Mjedisit, ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga kryetarët e komunave që të shtojnë aktivitetet e inspektorëve komunal nëpër ato vende ku qytetarët hedhin mbeturinat.

Matoshi nuk e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së kamerave nëpër disa pozicione që janë më të ndjeshme, për të monitoruar kështu sjelljet e qytetarëve ndaj mjedisit.

“Jo nuk mund të themi që Kosova është pastruar, ka ende shumë punë për t’u bërë. Mund të themi lirisht dhe me bindje të plotë se Kosova është shumë më e pastër sesa që ka qenë tre muaj më herët, por na duhet ta themi që Kosova ende nuk është e pastër dhe na duhet shumë punë për të bërë. Kosovën të pastër nuk mund ta bëjë një ministri, nuk mund ta bëjë një komunë, as një organizatë joqeveritare, mund ta bëjë shoqëria jonë. Mund të them se shoqëria jonë është shumë më e vetëdijesuar në këta tre muajt e fundit dhe niveli i rritjes së vetëdijes për një ambient të pastër po rritet për çdo ditë. Bashkë me qytetarët e Kosovës do ta bëjmë të pastër dhe nuk do të ndalemi me kaq', tha ai.

Edhe “Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë Arbëri 3 j. më parë “Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë

Matoshi ka deklaruar se nuk do të lejojnë krijim të deponive ilegale në të ardhmen, do të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës së deponive legale, dhe se kanë kërkuar prej komunave që nuk kanë deponi legale të materialit ndërtimor që t’i përcaktojnë ato, në mënyrë që të dihet saktë brenda territorit të një komune se ku është deponia.

Gjatë kohës kur është mbajtur ky aksion për pastrimin e Kosovës ka hyrë në fuqi edhe udhëzimi administrativ për ndëshkimin me gjoba mandatore për ata që ndotin ambientin. Vetëm gjatë muajit nëntor inspektorët komunal mjedisor kanë shqiptuar 89 gjoba për ndotësit.