Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre minatorë dërgohen pa vetëdije në Emergjencë

Tre minatorë të “Trepçës” janë dërguar pa vetëdije në Spitalin e Mitrovicës.

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave. E ato janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Greva nuk ndërpritet në asnjë mënyrë pa marrë parasysh sfidat çka zhvillohet dhe çka na pret. Edhe në shëndet jemi të rrezikuar, shumë prej neve jemi me sëmundje kronike, tension të lartë, hipertension e shumë sene, por kemi me qëndru deri në fund”, ka thënë të enjten minatori Asllan Osmani.

Nënkryetari i Sindikatës së Minatorëve, Destan Kërleshi, pati thënë se gjendja e minatorëve që po qëndrojnë në grevë është e rënduar.

Teksa, menaxhmenti i Trepçës ishte përgjigjur se greva e minatorëve duhet të ndërpritet menjëherë “për shkak se një grevë e tillë nuk është ligjore, sepse nuk është paralajmëruar sipas ligjit LIGJI Nr. 03/L-200 për greva, dhe konsiderojmë se nuk ka arsye reale për të rrezikuar me shume sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve”.