Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja në Tiranë ka votuar për t’i dhënë mandatin e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Arben Elezit, i cili merr mandatin e Edmond Spahos.
Ndërkohë edhe në Vlorë, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i ka marrë mandatin ish-deputetit të PD-së, Agron Shehaj.
Në qytetin e Shkodrës, KQZ-ja i ka kaluar mandatin Ambra Borovës, e cila i ka marrë mandatin ish-deputetit nga radhët e LSI-së, Agron Çelaj.
Tre deputetët e rinj që do të marrin mandatin pritet të bëjnë betimin në seancën e kësaj të enjteje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të deputetëve në Parlament në 99.
Ndërkohë, opozita ka njoftuar sërish protestë para Kuvendit, teksa do të mbahet seanca e radhës parlamentare.
-
Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë
-
Betohen edhe dy deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë
-
Betohen 12 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, numri shkon në 121
-
Parlamentit të Shqipërisë i mungojnë edhe 20 deputetë, pas djegjegies së mandatave të opozitës
-
Vijojnë dezertimet nga PD, edhe 24 karrige bosh nga opozita në Parlament