Komisioni i Rregulloreve dhe mandateve ka verifikuar mandatet e dhëna nga KQZ-ja për Ervis Meço dhe Artemis Dralo Malo.
Ervis Meço mori mandatin nga KQZ pasi ishte pjesë e listës shumë emërore e Partisë Demokratike në qarkun Vlorë, pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e PD.
Ndërsa ish- zv/ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Artemis Dralo Malo mori mandatin pasi Flamur Golemi dorëzoi mandatin e deputetit pasi kandidon për kryebashkiak në Bashkinë Gjirokastër.
Artemis Dralo Malo bëhet deputetja e re e PS në qarkun Gjirokastër, transmeton kp.
Pas betimit të deputetëve në seancën e sotme plenare, numri i deputetëve në Kuvend shkon në 122.
Artikuj të ngjashëm
-
Betohen 12 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, numri shkon në 121
-
Parlamentit të Shqipërisë i mungojnë edhe 20 deputetë, pas djegjegies së mandatave të opozitës
-
36 deputetë kanë përtërirë mandatet e “djegura” nga opozita në Parlamentin e Shqipërisë
-
Edhe 6 deputetë të tjerë betohen në Kuvendin e Shqipërisë
-
Shkon në 102 numri i deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë