Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre anëtarë të KPK-së distancohen nga gjuha e Isufajt dhe Lumezit karshi BE-së

Agron Qalaj - KPK

Foto: Driton Paçarada

Tre anëtarë të Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK) janë distancuar nga gjuha e përdorur nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe ish-kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në raport me Bashkimin Evropian.

Në një letër drejtuar ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, anëtarët e KPK-së, Arian Gashi, Dardan Vuniqi dhe Visar Krasniqi, shprehën shqetësimin pas publikimit nga “Betimi për Drejtësi” të një diskutimi nga takimi i Kolegjiumit, të organizuar nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ku Isufaj e Lumezi dëgjohen duke shpërfillur kritikat e BE-së lidhur me moszbatimin e reformave në KPK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata theksojnë se distancohen qartë nga, siç e cilësojnë, gjuha denigruese dhe fyese e përdorur gjatë atij diskutimi nga Isufaj dhe Lumezi, duke e konsideruar atë të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet profesionale dhe etike që duhet të karakterizojnë sistemin prokurorial.

“Njoftojmë Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë se kjo gjuhë përfaqëson qëndrime individuale të disa personave dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin institucional të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Tre anëtarët e KPK-së kanë kërkuar që çdo veprim apo masë e mundshme të mos adresohet ndaj sistemit prokurorial në tërësi, duke theksuar se deklarimet në fjalë nuk përfaqësojnë institucionin, por qëndrime individuale të personave që, sipas tyre, nuk përkrahin proceset reformuese në KPK.

Në fund, ata ritheksojnë se sistemi prokurorial mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, integritetit institucional dhe avancimit të reformave në përputhje me standardet evropiane.