Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Transportuesit privatë kërkojnë reformë pas ndërhyrjes së “Trafikut Urban” në linjat e tyre

tr

Izet Smajli dhe Ismet Haliti, përfaqësues të transportuesit privat, kanë deklaruar se me ndryshimet e fundit në linjat e “Trafikut Urban”, është ndërhyrë në linjat e sektorit privat.

Të premten në “038” të KTV-së, ata kanë bërë të ditur se për vendimin e së mërkurës kompanitë private nuk janë njoftuar.

“Për këtë vendim ne nuk na kanë njoftuar si kompani private, me marrjen e vendimit ka ndërhyrë edhe në linjat private. Shpesh ne nuk na njoftojnë për vendimet që merren për Trafikun Urban”, ka thënë Smajli.

Image

Ai ka shtuar se si sektor privat, tash e 13 vjet janë lënë peng pavarësisht kërkesave që të ketë reformë edhe në transportin privat.

“Nga viti 2010 ne kemi kërkuar që të bëhet reformë edhe në transportin privat. Shpend Ahmeti na ka lënë peng. Me ardhjen e pushtetit të Ramës kemi shpresuar dhe kemi mbajtur takime të shumta, tash një vit na kanë premtuar që do të fillojë me një kompani private me kilometër si testim e pas gjashtë muajsh do të fillojë edhe me kompanitë e tjera. Na kanë lënë peng. Tani ka humbur besimi. Jemi në gjendje që nuk mund të blejmë as autobusë të rinj. Më mirë është të na heqin sesa të vazhdojmë në këtë gjendje. Na ka humbur durimi, disa kompani po kërkojnë të mbahen protesta. Nuk do të presim shumë”, ka shtuar ai.

Edhe Transportuesit privatë ankohen për gjendjen e rëndë, kërkojnë përkrahjen e Komunës Arbëri Transportuesit privatë ankohen për gjendjen e rëndë, kërkojnë përkrahjen e Komunës

Ndërsa Haliti nga linja “3A”, ka thënë se me vendimin e fundit, kjo linjë është dëmtuar nga linjat ‘3”, “3A” dhe “3B”.

Image

“Kemi pasur shpresë që në gjashtë muajt e parë të qeverisjes do të mbahen premtimet, por për fat të keq nuk ka lëvizur asgjë. Vendimi i së mërkurës është i keq, nuk është vetëm ndërhyrja fizike në linjën ‘3A’, por edhe më keq është bileta ditore që për 24 orë përdoret nga kushdo brenda familjes. Nuk jemi kundër biletës ditore, por pse mos të jemi edhe ne pjesë e saj? Kryetari ose nuk po i sheh gjërat mirë, ose këshilltarët i ka shumë të dobët sepse po bëhet diskriminim në sektorin privat. Ka shumë ulje të numrit të udhëtarëve, sidomos prej biletës ditore”, është shprehur ai.