Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se në rastin e shënjimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi bashkësia ndërkombëtare “po krijon një precedent”, sepse “të gjithë kufijtë administrativë të ish-Jugosllavisë janë shndërruar në kufij të shteteve të reja”, gjë që nënkupton se “kufiri ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë në esencë është kufi shtetëror i Serbisë”.
Në një deklarim për agjencinë e lajmeve FoNet, Trajkoviq ka thënë se “në rast se Lista Serbe e voton demarkacionin, në esencë ajo hyn në legalizimin e kufirit kosovar si një kufi shtetëror i njohur ndërkombëtarisht”, përcjell Koha Ditore.
Sipas saj, këto marrëveshje “ratifikohen edhe në Kombet e Bashkuara, NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare, në të cilat mbetet ende për t’u vendosur nëse dhe si do të përfaqësohet eventualisht Kosova”. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Trajkoviq kufirin e Kosovës me Malin e Zi e Maqedoninë e konsideron kufi shtetëror të Serbisë
-
Trajkoviq: Lista Serbe s’duhet ta votojë demarkacionin
-
Trajkoviq: “Kompromisi” i Vuçeviqit, përpjekje për ta ndarë Kosovën
-
Demarkacioni, “çështje e lehtë” për Kosovën e Malin e Zi
-
Gjukanoviqi kundër demarkimit etnik Kosovë-Serbi