Ndërmarrja “Trainkos” ka njoftuar se është parandaluar një katastrofë e mundshme me pasoja serioze për njerëzit dhe infrastrukturën.
Zëdhënësi i kësaj ndërmarrjeje, Behxhet Haziri, derisa ka folur për KOHËN për tentativën për zjarrvënie në një prej pikave të saj, ka thënë se personi që dyshohet për shkaktimin e këtij zjarri është punëtor i ndërmarrjes.
“Ka pasur një Tentativë për zjarrvënie në Ndërmarrjen ‘Trainkos’ Sh.A. konkretisht në pikën e furnizimit me naftë brenda Parkut të Lokomotivave. Njësitet e zjarrfikësve kanë reaguar me shpejtësi ta lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar një katastrofë të mundshme me pasoja serioze për njerëzit dhe infrastrukturën. Derisa personi që dyshohet për zjarrvënie është punëtor i ndërmarrjes”, ka thënë ai.
Haziri ka shtuar se organet e rendit janë duke hetuar rastin.
-
Trainkos thotë se vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore që e fitoi tenderin
-
Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
-
Gjendet mjet shpërthyes në një shtëpi në Rahovec, ndërhyn FSK-ja
-
Digjet një shtëpi në Gjakovë, arrestohet një person
-
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë