Trafiku Urban ka njoftuar se të gjitha kategoritë e liruara prej pagesës nga Trafiku Urban, do të lejohen të udhëtojnë falas vetëm përmes Kuletës Digjitale.
Në njoftim bëhet e ditur se duhet krijuar llogari në Kuletën Digjitale dhe të ngarkohen dëshmi se i përket kategorisë që lirohet, si: letërnjoftim, një fotografi dhe vërtetimin apo dëshminë nga institucioni kompetent.
Personat mbi moshën 65 vjeç apo pensionistët lirohen vetëm me letërnjoftim ndërsa janë dhënë sqarime edhe për kategoritë e tjera.
Tutje bëhet e ditur po ashtu se personat që nuk posedojnë telefon apo pajisje të tjera elektronike dhe kanë nevojë për kartelë fizike me të cilën lirohen, duhet të aplikojnë në linkun: https://kd.pbc.group/ticket, brenda 7 ditësh pastaj mund të pajisen me kartelë.
-
Pas shtrenjtimit të biletave të “Trafikut Urban”, qytetarët ankohen e kryetari i Prishtinës justifikohet
-
Rama për shtrenjtimin e biletave: Me kuletën digjitale çmimi është pothuajse i njëjtë
-
Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Prishtinë
-
Ministria e Financave thotë se jo të gjitha kategoritë e pensionistëve janë të liruar nga paraqitja
-
Trafiku Urban zgjat vlefshmërinë e biletës për nëntë ditë