Në inkurajim që qytetarët ta përdorin sa më shumë transportin publik dhe atë alternativ, Komuna e Prishtinës ka njoftuar përmes Facebookut se të shtunën dhe të dielën Trafiku Urban do të jetë falas.
Kjo është si rrjedhojë e përpjekjeve të Komunës që të përdorën sa më pak veturat në kryeqytet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vazhdën e aktiviteteve për promovimin e lëvizjes së lirë nëpër kryeqytet, Komuna e Prishtinës të premten ka organizuar një “Festë n’Rrugë” , duke bllokuar rrugën përpara shkollës "Elena Gjika".
Ky ishte testim i radhës i Komunës së Prishtinës, të cilën po e bën për ndërgjegjësimin për lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve dhe gjithë komunitetit përreth.
Të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 06:00 e deri në 23:40, do të bëhet testimi i dytë i shndërrimit të të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për vetura.
Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë...
Posted by Komuna e Prishtinës on Friday, May 20, 2022