Imer Topanica nga koalicioni “Lista për Familjen” është shprehur optimist se do ta kalojnë pragun në zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt të vitit 2025.
Në një intervistë në “Interaktiv”, Topanica ka thënë se edhe nëse nuk e kalojnë pragun, “nuk do t’i dorëzojnë armët politike”.
“Nuk është objektivi ynë vetëm kalimi i pragut. Nëse kësaj radhe nuk ndodh, nuk do t’i dorëzojmë armët politike. Nuk do të ishte synim i sinqertë për ta përfaqësuar këtë lloj segmenti politik, që i mungon skenës politike. Ne besojmë që e kalojmë pragun. Këtë besim mund të na shpërblejë elektorati”, ka thënë ai.
Sipas Topanicës, iniciative për koalicionin ka nisur dy vjet më parë.
“Kauza është ndërtuar për familjen, për vlerat tradicionale. Ideologjikisht jemi ka e djathta. Ky segment politik mendojmë se nuk është përfaqësuar si duhet deri tash në skenën politike”, ka shtuar ai.
Ai ka theksuar se deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, të cilët braktisën Lëvizjen Vetëvendosje dhe iu bashkuan koalicionit “Lista për Familjen”, ishin opozita më dinjitoze në Kuvend.
Edhe
Koalicioni për Familje: Kauza jonë do të vazhdojë
Siç ka thënë Topanica, një pjesë e madhe e elektoratit, pavarësisht fesë, e kanë të njëjtën brengë sikurse ta e që është familja.
“Lista për Familjen” është koalicion mes Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit dhe Partisë së Drejtësisë të Ferid Aganit.
Rrahmani e Korenica gjatë aderimit në këtë koalicion kishin thënë se largimi nga LVV-ja ishte në shenjë pakënaqësie ndaj sponsorizimit nga Qeveria të Projektkodit Civil, i cili parasheh martesat e gjinisë së njëjtë por që ka dështuar të marrë votat e nevojshme në Kuvend.
-
Koalicioni për Familjen: Do t’i mbrojmë vlerat e familjes, kjo na dallon nga të tjerët
-
Dy deputetë largohen nga LVV-ja, formojnë koalicion me PD-në e AKR-në
-
Korenica e Rrahmani braktisin VV-në: Kauza jonë është familja
-
Korenica e Rrahmani pritet ta braktisin VV-në e t’i bashkohen koalicionit Lista për Familjen