Koalicioni për Familje, që sipas projeksionit të KOHËS dhe rezultateve të para të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk e kalon pragun prej 5 për qind, ka thënë se kauza kryesore e tij do të vazhdojë pa marrë parasysh rezultatit final.
“Faleminderojmë të gjithë votuesit për mbështetjen e tyre dhe për çdo kontribut që dhanë në këto zgjedhje. Jemi mirënjohës për çdo angazhim dhe jemi duke pritur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Ne jemi të falënderuar për çdo votë që është dhënë për ne. Çfarëdo rezultati që të vijë, ai do të pasqyrojë angazhimin dhe punën tonë të palodhur. Kauza e familjes do të vazhdojë dhe ne do të jemi gjithmonë të pranishëm në skenën politike. Ne jemi ata që do ta mbrojmë vlerën e familjes dhe do të vazhdojmë gjithmonë për familjen. Faleminderit edhe mediat dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë proces”, ka thënë prijësi i listës, Eman Rrahmani.

VV-ja feston, opozita e kënaqur me rritjen
-
Rrahmani: Një mijë euro në muaj për çiftet që lindin tre e më shumë fëmijë
-
Koalicioni për Familjen: Do t’i mbrojmë vlerat e familjes, kjo na dallon nga të tjerët
-
Koalicioni për Familje: Do t’i luftojmë dukuritë që rrezikojnë familjet tona
-
Koalicioni për Familjen publikon listën e kandidatëve për deputetë
-
Topanica nga “Lista për Familjen”: Besojmë se do ta kalojmë pragun