Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës më 10 qershor, në orën 10:00.
Kuvendi njoftoi se në mbledhjen e së enjtes nuk pati kuorum të mjaftueshëm, por kryeparlamentari Glauk Konjufc, vendosi për këtë datë në pajim me kryetarët e grupeve parlamentare.
“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës u mblodh sot për të trajtuar pikat e parapara në rend dite. Në mungesë të kuorumit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në pajtim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që të hënën, më 10 qershor 2024, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet në seancë solemne, në të cilën deputetëve do t’u adresohet ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
-
Tony Blair do ta vizitojë Kosovën
-
Kurti e falënderon Blairin për rolin dhe mbështetjen e palëkundur gjatë luftës
-
Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive, ky është rendi i ditës
-
PDK: Nesër në orën 11:00 do të jemi në Kuvend, Dehari ta thërrasë vazhdimin e seancës
-
Kuvendi i pakonstituuar hap dyert për diasporën