Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tjetër presion politik mbi Kushtetuesen, një ditë pasi kërkoi të ndalen ato

Gjykata Kushtetuese dje u ankua për presione politike, por sot në “adresë të saj” ka shkuar edhe një e tillë.

Kryetari i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rrëzimi eventual i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër, do të rrezikonte demokracinë në vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj, që tashmë ka arritur pajtueshmëri me LDK-në për qeverinë e re, thotë se nuk mund t’i mohohet partisë së dytë krijimi i qeverisë.

“Unë e shoh si të pamundur me iu mohu edhe të dytit me e bë qeverinë kur i pari nuk e bënë. Sepse rrezikohet krejt demokracia jonë, nga fakti se sa herë që kemi zgjedhje nëse i pari nuk arrin me formu, atëherë do na duhet me shku prapë në zgjedhje. E shoh bukur të vështirë me u shpall dekreti ta zëmë jokushtetues. Ne jemi subjekt politik i qëndrueshëm e funksional, punojmë edhe nuk e kemi shqetësim çështjen e zgjedhjeve sa i përket Aleancës. Shqetësim do të ishte koha në këtë rast, që do ishte e gjatë e humbur dhe në vend që me pas një qeveri që është menjëherë e mandatuar nga parlamenti, në mënyrë që me iu përkushtu temave ekonomike e të tjerave, atëherë kishte me u humb bukur shumë kohë me zgjedhje e pastaj me krijim të qeverisë, kështu që ne do e humbisnim krejtësisht këtë vit, dhe nuk besoj që është kohë e duhur”, ka thënë ish-kryeministri Haradinaj, përcjell KP-ja.

Ai po ashtu ka mohuar që marrëveshja për presidentin të jetë diskutuar me LDK-në.

Gjykata Kushtetuese pritet që deri më 29 maj të marr vendim për dekretin e presidentit, të cilin e kundërshton VV-ja si fituese e zgjedhjeve të fundit. VV-ja, thotë se sipas Kushtetutës, i takon vetëm asaj krijimi i qeverisë.

Gati çdo ditë, partitë e përfshira në kë çështje kanë folur "se si presin të jetë vendimi i Kushtetueses", për çka ka shtyrë këtë të fundit të reagoi dje.

Qeveria Kurti u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars.