Arbëri

Gjykata Kushtetuese dënon ndërhyrjen e krerëve të shtetit, thotë se s’iu nënshtrohet presioneve

Gjykata Kushtetuese dënon ndërhyrjen e krerëve të shtetit, thotë se s’iu nënshtrohet presioneve
 

Gjykata Kushtetuese ka dënuar diskursin publik të krerëve të shtetit. Në një reagim për media, Kushtetuesja ka përmendur presidentin dhe kryeministrin në detyrë për paragjykim në vendimmarrjen e saj duke shtuar se nuk iu nënshtrohet persioneve dhe kërcënimeve.

Akuzat e drejtpërdrejta të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti për njëri-tjetrin se po mundohen të ndikojnë në vendimmarrje të gjykatës për rastin e dekretit të Thaçit, GJK-ja ka thënë se po i ndjek me shqetësim.