Zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës janë thyer sërish nga persona të panjohur.
AGK-ja, thotë se ndryshe nga hera e kaluar, më 06.12.2019 kur u vodhën pajisje me vlerë të organizatës, kësaj radhe në zyrë nuk mungon asgjë, megjithëse kryesit kanë kontrolluar dhe shpalosur dokumentet.
Për rastin është njoftuar menjëherë Policia e Kosovës ndërsa tek pas rreth 2 orëve, në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i Forenzikës për t’i bërë hetimet e nevojshme.
“AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe i dënon ashpër këtë akte vandale. Organizata fton organet kompetente që t'i zbardhin të dyja rastet, ani pse për rastin e parë, as pas dy muajsh, nuk ka pranuar asnjë informatë nga hetuesit”, thuhet në njoftim.
AGK kërkon që përgjegjësit për këto incidente të dalin para drejtësisë.
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Lëndohet një person gjatë një grabitjeje në Prishtinë
-
AGK-ja pas dënimeve të KPM-së ndaj mediave: Vërtetim se ky institucion është kapur nga VV-ja
-
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë, policia nis hetimet
-
Gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve