Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës u janë thyer zyrat e organizatës të cilat gjenden në lokalet e Ndërmarrjes Publike Banesore në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë.
Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli-Pustina ka konfirmuar për mediat se nga zyrat janë vjedhur gjëra me vlerë si një aparat fotografik, një televizor, një laptop dhe mbushje të telefonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kanë hapur cilindrin e derës dhe kanë marrë gjerë ma vlerë, një televizor, një aparat fotografik, një laptop dhe mbushje të telefonit. Ato gjëra janë blerë nga puna vullnetare”, ka thënë Begolli-Pustina.
Pas kësaj ndodhie, përmes një reagimi për media, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se e kanë njoftuar Policinë e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin e Forenzikës për t’i bërë hetimet e nevojshme.
“AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe dënon ashpër këtë akt. Duke pas parasysh faktin që përball zyrës së AGK-së është Katedralja "Nënë Tereza", si dhe lokalet tjera, të cilat kanë kamera përreth, AGK fton Policinë e Kosovës që të angazhohet maksimalisht në gjetjen e kryerësve të kësaj vepre penale. Pavarësisht kësaj situate AGK mbetet e përkushtuar që ta kryejë misionin e saj e që është mbrojtja e punëtorëve medial dhe avokimi për të drejtat e tyre”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
{gallery}