Asociacioni i gazetarëve të Kosovës (AGK), njoftoi ka ndodhur një tentim sulmi ndaj gazetarëve të portalit Periskopi në Zveçan, ku po përcillet protesta e serbëve. AGK-ja tha se një gazetari i është shqyer bluza teksa po tentohej të sulmohej, ndërsa u tha se s'ka të lënduar.
“Në një fotografi dërguar AGK-së, shihet se bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar.. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, AGK-ja, rekomandon që kolegët t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje”, thuhet në komunikatën e Asociacionit.
AGK-ja ka kërkuar nga NATO-ja dhe EULEX-i t’i sigurojnë gazetarët dhe t’u mundësojnë raportimin pa u penguar.
-
Morina nga AGK-ja: Shqetësues numri i sulmeve ndaj gazetarëve këtë vit
-
I ngrihet aktakuzë serbit që i sulmoi gazetarët në veri
-
Sulmohen dhe kërcënohen mediat gjatë aksionit të shkyçjes që KRU Prishtina ndërmori në Shtime
-
AGK: Dënojmë sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren
-
Për tri javë, 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve në veri