Persona ende të panjohur kanë thyer dyert e zyrave të administratës së QKUK-së, konkretisht zyrat e prokurimit.
Zyrtarë të këtij shërbimi menjëherë kanë njoftuar Policinë e Kosovës dhe të njëjtit kanë qëndruar për disa orë në QKUK për të kryer ekzaminimet e nevojshme, duke intervistuar kështu personelin për zbardhjen e rastit, raporton KTV.
Shemsi Veseli, anëtari i bordit të SHSKUK-së ka treguar se nga informatat e para që ka stafi nuk vërehet të jetë marrë diçka nga zyrat e administratës.
Në polici kanë konfirmuar të kenë marrë informatën se në QKUK, saktësisht në zyrat e administratës, kanë hyrë persona të dyshuar.
“Aktualisht policia, në bashkëpunim me institucionet relevante, është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë.