Cilindri i derës kryesore të korridorit të gjatë të Zyrës së prokurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është thyer dhe është ndërruar me një të ri nga persona ende të paidentifikuar, fundjavën e kaluar.
Kur zyrtarët e QKUK-së të hënën kanë tentuar të hapin derën e Zyrës së prokurimit kanë parë se dikush kishte ndërhyrë tek ajo derë. Pasi e kanë hapur, kanë vërejtur se ishin thyer cilindrat apo ishin hapur dhunshëm të gjitha dyert e zyrave në Departamentin e prokurimit. Ende nuk dihet se çka mungon ose cili material ka qenë synim i autorëve të demolimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Burime të Policisë së Kosovës i kanë thënë gazetës se dyshohet që kanë qenë “së paku dy sulmues”. Kjo nga shenjat e këpucëve që kanë lënë në tepihun e korridorit dhe nga mënyra se si janë thyer dyert... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Thyhen dyert e zyrës së prokurimit në QKUK, hetimet vazhdojnë
-
Thyhen dyert e Zyrës së Prokurimit në QKUK
-
Policia heton hyrjen e paautorizuar në ambientet e QKUK-së
-
Nis hetimi pas dyshimeve për keqpërdorim me furnizimin me barna esenciale dhe lista të pritjes në QKUK
-
Dy kirurgë dyshohen për përleshje fizike në QKUK