Prishtinë, 3 prill - Zyra për medie e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton se Drejtoria e përgjithshme e SHSKUK, në mëngjesin e sotëm ka pranuar një informatë se në një pjesë të zyrave, ku ndodhet administrata e QKUK, ka dyshime për hyrje të paautorizuar të personave.
Menjëherë pas kësaj informate, QKUK ka informuar organet kompetente, Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer ekzaminimin lidhur me rastin.
QKUK është duke pritur rezultatet e hulumtimit të Policisë së Kosovës, e cila është kompetente për hulumtim të rasteve të tilla.
Përderisa pasi të kryej punën Policia e Kosovës, QKUK do të formojë një komisioni, i cili do të bëjë regjistrimin e dokumentacionit dhe zyrave në përgjithësi.
-
Policia po heton vdekjen e një gruaje në QKUK
-
QKUK po hulumton rastin në Klinikën e Gjinekologjisë
-
Thyhen dyert e zyrës së prokurimit në QKUK, hetimet vazhdojnë
-
Nis hetimi pas dyshimeve për keqpërdorim me furnizimin me barna esenciale dhe lista të pritjes në QKUK
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK