Prishtinë, 7 prill - Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se ka nisur hulumtimin lidhur me një rast të dyshimtë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike .
Drejtoria e Përgjithshme e SHSKUK-së, ka kërkuar deklaratë me shkrim nga menaxhmenti i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, duke kërkuar sqarim, informacione dhe hulumtim të detajuar në lidhje me rastin, të gjeturat dhe përgjegjësinë eventuale.
Po ashtu janë kërkuar deklaratat nga shefi i ndërrimit, mjekët, shefi i sallës, mamive apo të gjithë personave të tjerë që lidhen me rastin në fjalë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia heton hyrjen e paautorizuar në ambientet e QKUK-së
-
Nis hetimi pas dyshimeve për keqpërdorim me furnizimin me barna esenciale dhe lista të pritjes në QKUK
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Dy kirurgë dyshohen për përleshje fizike në QKUK
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK