Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thotë se nuk iu aprovuan disa kërkesa, jep dorëheqje drejtori i BKS-së

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai në një status në Facebook, ka listuar si arsye të dorëheqjes mosaprovimin e dy kërkesave të tij.

“Mosaprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mosaprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave... etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së”, ka shkruar Mazreku.