Qeveria e Kosovës sot ka lansuar pilotimin e shërbimeve të integruara për ngjarjen jetësore të lindjes së fëmijës. Kjo nismë e Qeverisë së Kosovës mundësohet mes projektit të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se përmes lansimit të kësaj nisme po hapet një kapitull i ri se si shteti ofron shërbime publike, më të afërta me qytetarë, më të koordinuara, më digjitale dhe më të thjeshta.
Ai tha se përmes kësaj iniciative prindërit më nuk kanë nevojë të shkojnë nga një sportel në tjetrin për të kryer procedura të ndryshme.
Edhe ministri e Shëndetësisë, Arben Vitia e konsideroi si moment të rëndësishëm lansimin e pilotimit të shërbimeve të integruara për ngjarjen jetësore të lindjes së fëmijës.
Sipas tij kjo nismë kontribuon në digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se sot Kosova ka ndërmarr hap madhor drejt digjitalizimit.
Edhe
“Qeverisja Digjitale”, Kurti: Nismë ambicioze për të fuqizuar shërbimet publike
Ai tha se kjo nismë është gurëthemel dhe qasje që thjeshtëson procedurat administrative dhe përmirëson qasjen për prindërit.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se kjo nismë është moment i rëndësishëm për përmirësimin e Administratës Publike dhe shërbimeve publike.
Ambasadori gjerman lavdëroi qeverinë kosovare për hapat që ka ndërmarrë drejt digjitalizimit të shërbimeve publike.
- Përmirësimi i jetës me vetëm një klikim
-
Lansohet “Pilotimi i Projektit për Reformën e Asistencës Sociale”, Kurti thotë se heq diskriminimin
-
Kurti: Do t’i shkrijmë të gjitha strukturat paralele serbe
-
BE: Kurti u zotua se do të konsultohet me serbët dhe me Sorensenin për integrimin e sistemeve paralele