Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Themelorja refuzon kërkesën e “Monego-s”, kompania paralajmëron apelim të vendimit

Foto: Koha

Gjykata Themelore në Prishtinë, në një vendim të marrë më 23 dhjetor, ka refuzuar kërkesën e aksionarit “Monego” për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të BQK-së deri në zgjidhjen e çështjes, e cila, siç thotë kompania “Monego”, do të mbronte punonjësit dhe pasuritë e ndërmarrjes deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.

Avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi kanë konfirmuar që aksionari “Monego” do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Zyra KOCI & VOKSHI që është përfaqësuese e autorizuar e aksionarit ‘Monego’ do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme. Në emër të aksionarit të ‘Monegos’, i kërkojmë BQK-së që të sigurojë mbrojtjen e aseteve të kompanisë”, thekson Vokshi.

Aksionari i “Monegos” i bën thirrje administratorit të caktuar nga BQK-ja, Visar Zeneli, të sigurojë raportin për veprimet e tij të bëra në javën e parë që nga data 6 dhjetor, detyrë e dhënë nga BQK-ja - të mbledhë kredi të papaguara të interesit të kreditorëve.

Siç është raportuar të premten, më 6 dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës vendosi të revokojë licencën për kompaninë “Monego”, duke emëruar një administrator të Bankës Qendrore.

“Aksionarët e kompanisë do të përdorin të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur të drejtat e tyre”, thuhet në reagimin e “Monegos”.