Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Themelohet Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë

Qeveria e Kosovës sot mori vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, me të cilin u tha se do t’i dërgohet një porosi e mirë te BE-ja, se gjendja e qeverisë dhe mënyra e ndërtimit të qeverisë nuk është eksperiment i pakufi.

Duke e vlerësuar të rëndësishëm miratimin e këtij projektligji, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se në një të ardhme të caktuar ‘dëshirojmë të jemi të definuar se çka është qeveria dhe të jemi një shembull i mirë i qeverisjes dhe i qeverive’.

“Qeveria mendoj se është funksionale dhe po i kryen punët e veta, mirëpo si vend që po aspirojmë të bëhemi anëtarë i BE-së, Ligji për qeverinë është i nevojshëm, një ligj i cili do të definonte numrin e resorëve, numrin e ministrive, numrin e gjithë përgjegjësve, përfshirë zëvendëskryeministrat, zëvendësministrat. Ky është një proces i cili i takon qeverisë ta bëjë dhe unë e di se një pjesë e punës është bërë në të kaluarën”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri tha se në një moment të duhur qeveria do ta kalojë këtë ligj në Parlament, në mënyrë që në të ardhmen kur formohet qeveria, të ketë një kornizë të qartë ligjore për qeverinë, e cila i jep legjitimitet vendimeve.

Artikuj të ngjashëm