Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka dhënë datë se kur në Kuvend do të vijë projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ai duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu se a kanë paraparë me projektligjin e ri të ulet numri i zëvendësministrave në Qeveri, transmeton KTV.
Haradinaj tha se atë projektligj do ta sjellin në kohën kur do të ketë dakordim politik mes të gjitha palëve.
"Sot partitë e koalicionit që kemi formuar qeverinë, kuptohet që i kanë pritjet e veta për përfaqësim. Nesër nëse kjo është e kornizuar e ne e votojmë në parlament, por që hyn në fuqi për një qeveri e ardhshme do të ishte formulë e duhur" ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për numrin e zëvendësministrave dhe ka thënë se nuk mund të krenohet me këtë, por është numri i njëjtë sikurse në qeverinë e kaluar.
"Nuk lavdërohem me këtë numër është por është ende nën numrin e qeverisë së kaluar, por as ky nuk është arsyetim. Diku 74 ose 76 ka pasur qeveria e kaluar, por nuk kanë bërë zhurmë, e ka të dhëna për këtë. Në janar do ta marr obligim që këta zëvendës ta nxjerrin pagën e vetë duke u shërbyer qytetarëve", ka përfunduar kryeministri.
-
Haradinaj: Ka shumë zëvendësministra, por do të përkujdesem që ata ta nxjerrin rrogën
-
Ligji për Qeverinë nuk kaloi as në këtë legjislaturë, shoqëria civile kritike
-
Haradinaj: Me Ligjin për Qeverinë do të rregullohet numri i ministrive dhe zëvendësministrave
-
Në mars, PSD-ja do ta procedojë Projektligjin për Qeverinë
-
Qeveria nesër pritet ta votojë projektligjin për dialogun