Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç. Me këtë rast, ministri Bedri Hamza dhe ambasadorja Kivilcim Kiliç u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e interesit të përbashkët, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Hamza e njoftoj Ambasadoren për situatën Makro-Fiskale në vend. Në takim u diskutua edhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve.
Ai gjithashtu e njoftoi atë për prioritetet e Ministrisë së Financave dhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmerr, si dhe ndër të tjera e njoftoi atë edhe për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.
-
Osmani e ambasadori turk flasin për ushtrinë e futbollin
-
Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin: Jam optimist
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
Hamza prezanton zotimet për arsimin: Digjitalizim dhe Fond të Bursave në vlerë prej 30 milionë eurosh
-
Hamza: Mësuesit meritojnë paga më të larta, dinjitet dhe vlerësim të merituar