Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po i bëjnë aspak përshtypje qëndrimet e SHBA-së kundër mënyrës që ka zgjedhur për transformimin e FSK-së në ushtri.
Thaçi edhe njëherë e ka ripërsëritur se nisma për bërjen e FSK-së ushtri është legale dhe në përputhje kushtetuese.
Ai gjatë bisedës së tij me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile në Çagllavicë, tha se nismën për ushtri e kanë bërë me partnerët ndërkombëtarë, për çka pret përkrahjen e kësaj organizate.
Presidenti Thaçi është pyetur edhe për vendimin e Qeverisë për pronat e ish-Jugosllavisë, të cilat do t’i takojnë vendit tonë, duke thënë se Serbia nuk ka prona këtu.
Ndërkaq, sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Thaçi tha se kjo varet nga Lista Serbe, për çka i ka ftuar këta të fundit të kthehen në institucionet e Kosovës.
Presidenti foli edhe për gjenocidin e kryer serb mbi popullatën civile, ndërsa shtoi se gjatë tërë luftës janë rrënuar diku rreth 300 xhami, disa teqe dhe 7 ose 8 kisha katolike.
-
Miqësinë me SHBA-në e kishte lëkundur Thaçi në vitin 2017, për shkak të ushtrisë
-
Thaçi arsyeton iniciativën e dështuar për ta bërë ushtrinë me ligj e jo me kushtetutë
-
Thaçi: Formimi i Ushtrisë në interes edhe të komunitetit serb
-
Thaçi: Me Serbinë gjërat mund t’i zgjidhim për tre muaj
-
Thaçi shpreson se Srpska do ta ndihmojë transformimin e FSK-së në ushtri