Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Formimi i Ushtrisë në interes edhe të komunitetit serb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës është në interes të të gjithëve edhe në interes te komunitetit serb.

Madje theksoi se Forcat e Armatosura nuk paraqesin rrezik për askënd, sikurse nuk paraqet as FSK sot. Në konferencën e organizuar nga QKSS me temën “Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të FSK-së” shtoi se askush nuk mund ta bllokojë dhe të vë veto në themelimin e FAK-ut. Sipas Thaçit ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme vetëm në aspektin simbolik të ndryshimit të emrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se janë të interesuar që FAK-u të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Kreu i shtetit theksoi se është i bindur se kur t’i bëjnë Forcat e Armatosura do të shohin vlerat e përbashkëta të të gjithëve.

U shpreh se është i vetëdijshëm për shqetësimin e politikave serbe për formimin e FAK-ut porse theksoi se është i gatshëm nëse është nevoja edhe çdo ditë të takohen me ta për t’ua shpjeguar rëndësinë që ka themelimi i FAK-ut.

Presidenti shtoi se Forcat e Armatosura do të formohen në bashkëpunim me NATO-n, BE-në dhe SHBA-në. Thaçi tha se Kosova ka nevojë dhe të drejtë t’i ketë Forcat e Armatosura.