Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë tha se kjo nuk ka alternativë.
Ai e ka vlerësuar dialogun e zhvilluar deri më tani. Thaçi ka përmendur funksionalizimin e gjykatave në veri, doganat, mungesën e incidenteve ndëretnike. Ka thënë se marrëveshjet janë realizuar si shtete mes Kosovës e Serbisë, raporton KSP.
Thaçi tha se Kosova nuk është Siri që të angazhohen të gjitha shtetet botërore, pasi Kosova është vend evropian.
Derisa tha se ia ka thënë edhe zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence se është e domosdoshme mbështetja dhe siguria e SHBA-së.
Presidenti Thaçi foli edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës duke thënë sikur mos të ishte nisma e tij për transformimin e FSK-së në FAK sot askush nuk do të fliste për këtë të drejtë të Kosovës.
Ai tha se në pjesën e parë do ta kenë koordinimin e plotë për transformimin e FSK-së në ushtri.