Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar familjen e ish- Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
I pari i shtetit, tha se arsyeja e vizitës është urimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Presidenti tha se trashëgimia shtetformuese e Presidentit Rugova ka qenë dhe është shumë e rëndësishme për Kosovën, transmeton kp.
“Ishte një moment i veçantë për të takuar gjithë anëtarët e familjes Rugova, për t’i uruar themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe festat e fundvitit dhe falënderuar për trashëgiminë shtetformuese të Presidentit Rugova për Kosovën”, përfundoi ai.
Bashkë me Thaçin ishin edhe dy zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa viziton Thaçin: Uroj të fitojë drejtësia në procesin e konstruktuar nga raportet ruso-serbe
-
Presidenti Begaj për vizitë dyditëshe në Kosovë
-
Thaçi në vizitë te familja e Kadri Veselit
-
Familja e Rugovës beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, përmend bashkëpunimin e ish-presidentit me presidentin aktual
-
Thaçi falënderon pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës për profesionalizmin e treguar në shumë raste