Në një bisedë telefonike, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i ka kërkuar falje presidentit Thaçi, për deklaratat e tij lidhur me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Zaevi, në një audio-incizim thotë se presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, janë marrë vesh për “ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve”.
Sipas tij, plani i Thaçit dhe Vuçiqit, është që “10 komuna në veri të Kosovës t’i jepen Serbisë dhe disa në jug të Serbisë t’i jepen Kosovës”.
E gjithë kjo bisedë, e bërë kinse me ish-presidentin e Ukrainës , Petro Poroshenko, ka qenë pjesë e mashtrimit të dy satiristëve rus.
Në një konferencë për media, Hashim Thaçi, duke cituar bisedën telefonike me kryeministrin maqedonas, tha se Zaevi këto deklarata i ka bërë duke u bazuar në thashetheme dhe dezinformata.
Më tutje, Thaçi bëri të ditur se, muaj me parë, të njëjtit persona kishin tentuar të kenë komunikim edhe me të. Por, siç tha ai, kjo gjë është parandaluar nga zyra e tij.
Edhe
Thaçi: Zaevi ishte pre e mashtrimit, mbrëmë më telefonoi e më kërkoi falje
Këto deklarata, Thaçi i bëri pas takimit lamtumirës me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, bashkëpunimin me të cilën e cilësoi të shkëlqyeshëm.
Papadopoulou është pritur në takim edhe nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe politikanë tjerë në Kosovë.
-
Zaevi, “Poroshenkos”: Kosova do t’ia japë Serbisë 10 komuna
-
Vuçiqi pas marrëveshjes për reduktim të Policisë në veri: Po kërkohen arsye për ta fajësuar Serbinë
-
Hoti shpalos çështjet që diskutohen në mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë – Maqedoni e V.
-
Kurti bisedë telefonike me Zaevin, flasin për Covid-19 dhe dialogun